Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK LËSHON SQARIM PËR EKIPET E LIGËS SË DYTË

FFK-ja u jep shpresa ekipeve të Ligës së Dytë

FFK-ja u jep shpresa ekipeve të Ligës së Dytë


10 July, 2023 @21:29

Pas njoftimit që u kishte dhënë më 21 qershor të këtij viti se Liga e Dytë do të jetë gjysmëprofesioniste me qëllim të rritjes së nivelit të garave, FFK-ja ka dalë me njoftim sot për t’ua bërë të ditur ekipeve të kësaj kategorie se po punon për të sigururar zgjidhjen, ashtu që këto skuadra të përfitojnë nga ligji për sponsorim që e ka mundësuar shteti i Kosovës.

Siç dihet, klubet sportive të të gjitha rangjeve të garave mund të përfitojnë deri në 30% nga tatimi në fitim prej kompanive të ndryshme që operojnë në vend. Mirëpo, për këtë secila Federatë sportive dhe klub, duhet të kalojë përmes procesit të licensimit në Ministrinë e Sportit. E për të gjetur zgjidhje të shpejtë, FFK-ja mori licensën e përkohshme duke aplikuar si Federatë me ekipet e Superligës dhe Ligës së Parë si pjesë e saj, ndërsa të tjerat i quajti gjysmëprofesionale dhe siç po duket nuk i ka futur në këtë ombrellë.

“Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Dytë. Ata bashkërisht diskutuan për zhvillimin e kësaj lige, duke vënë në theks rritjen e nivelit dhe shndërrimin e saj në një ligë gjysmëprofesionale. Në takim u diskutuan edhe problematikat me të cilat përballen klubet e Ligës së Dytë. Një nga shqetësimet e shprehura ishte tërheqja e vërtetimeve të sponsorizimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Presidenti Ademi u premtoi përfaqësuesve të klubeve se do të angazhohet në këtë drejtim që klubet ta kapërcejnë këtë pengesë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ajo ndikon në aspektin financiar të të gjitha klubeve. Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për pjesëmarrjen e futbollistëve të huaj në skuadrat e Ligës së Dytë. Me krijimin e Ligës U21, pritet që futbollistët e rinj të angazhohen më shumë në këtë ligë, duke kontribuar në zhvillimin dhe nivelin e saj.” shkroi njoftimi i FFK-së më datë 21 qershor.

Ndërsa sot, pasi që disa nga ekipet e Ligës së Dytë u ankuan edhe publikisht lidhur me pamundësi përfitimi nga ligji për sponsorim, FFK-ja ka dalë me njoftimin e radhës, duke treguar se po punon për të gjetur zgjidhje dhe se nuk do t’i lë pa ndihmë.

“Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të sqarojë të gjitha klubet e Ligës së Dytë, por edhe klubet e ligave tjera se nuk duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe funksionimin e garave. Përkundër sfidave të kohëve të fundit me tërheqjen e vërtetimeve për sponsorizim, FFK është duke punuar në bashkëveprim me institucionet përkatëse për të zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që të gjitha klubet të kenë mundësinë të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit. FFK e kupton rëndësinë e sponsorizimeve për klubet, si një burim i rëndësishëm financiar për funksionimin e tyre, prandaj është duke bërë përpjekje të mëdha që sa më parë ta zgjidhë çështjen që lidhet me tërheqjen e vërtetimeve të sponsorizimit. Federata është e vendosur të krijojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e futbollit dhe do të vazhdojë të qëndrojë afër klubeve e t’i ndihmojë ato në të gjitha format, siç ka bërë deri më tash, duke i dhënë rëndësinë e duhur funksionimit të garave dhe masivizimit të futbollit në të gjitha viset e vendit. Duke qenë e vetëdijshme për sfidat që mund të hasin klubet, FFK nuk do të lejojë shuarjen e tyre, siç po trumbetohet nga njerëz që nuk ia duan të mirën as klubeve e as futbollit, por do të vazhdojë t’i mbështesë ato, duke punuar së bashku në tejkalimin e të gjitha vështirësive. Në fund, FFK i inkurajon klubet që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për edicionin e ri të garave, teksa për të gjitha problemet që hasin rrugës Komiteti Ekzekutiv dhe Administrata e FFK-së do të jenë në vazhdimësi në shërbim të tyre për t’i tejkaluar ato.” - ka bërë të ditur FFK-ja sot.

Në reagim, më e zëshmja ka qenë KF Gjakova:

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë