Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI QË PO NGRITET VAZHDIMISHT

KF Mitrovica - perfekte në krye të renditjes pas vetëm 4 xhirosh

KF Mitrovica - perfekte në krye të renditjes pas vetëm 4 xhirosh


20 September, 2023 @11:47

Skuadra e re e Ligës së Dytë të Kosovës, KF Mitrovica, pas vetëm katër xhirosh aty ka bërë dallimin me skuadrat tjera garuese. Kjo, pasi që janë dashur vetëm katër xhiro të Ligës së Dytë për tu ndarë shapi nga sheqeri, e ekipi i KF Mitrovicës ka katër fitore nga katër ndeshje me pikë maksimale, 12.

Pos kësaj, skuadra në fjalë ka shënuar 15 gola me vetëm një të pranuar në këto katër xhiro dhe që tash ka vënë kandidaturën për të shkuar në Ligë të Parë të Kosovës për stinorin e ardhshëm.

TABELA AKTUALE

Trajneri i njohur, që ka udhëhequr disa skuadra të Superligës Fidaim Haxhiu po bën punë të mirë te ekipi, ndërsa ai ka gërshetuar lojtarë të ardhur nga kontinenti afrikan, të rinjtë me përvojën e futbollit kosovar për të bërë ekipin, së paku deri tash, perfekt.

Dhjetëshja e skuadrës, Enis Zabërgja, po shënon gola, ndërsa futbollistët nga Afrika po kryejnë detyrat mirë, për të bërë ekipin edhe më të fortë drejt synimit.

Përndryshe, në xhiron e fundit Mitrovica ka mposhtur Deçanin në derbi, ku luajtën dy skuadrat me bilanc perfekt deri në xhiron e tretë, pasi që kishin vetëm fitore. E edhe këtë ndeshje, Mitrovica e fitoi me golin e Nkosikhona Dube-s, që vendosi ndeshjen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë