Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Prizreni fiton, goldallimi e ndan nga kreu i tabelës

Foto: FCPrizreni/fb

Prizreni fiton, goldallimi e ndan nga kreu i tabelës


22 September, 2023 @21:04

Skuadra e Prizrenit ka shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e Ligës së Dytë për tu ngritur në pozitë të dytë të renditjes tabelare, për të barazuar pikët me lideren Mitrovica, me të cilët i ndan vetëm goldallimi.

Prizreni në Përparim Thaçi ka mposhtur pasditen e sotme Opojën me rezultat të thellë, 4-0 ndërsa golat për ekipin i shënuan Lirigzon Elshani, Hazer Brahaj, Albin Jakupi dhe Edison Rakaj.

TABELA AKTUALE dhe REZULTATET

Prizreni aktualisht është në vend të dytë të renditjes tabelare dhe nuk ka asnjë disfatë, ndërsa Opoja në anën tjetër, ekip ky që erdhi nga Liga e Tretë, ende s’ka shijuar fitoren në Ligë të Dytë dhe është e fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë