Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUSPENDOHET PËR 1 VJET!

Grushtoi referin, dënohet me 12 muaj moslojë!

Grushtoi referin, dënohet me 12 muaj moslojë!


15 December, 2023 @20:31

Futbollisti i KF Sharrit të Hanit të Elezit, Driton Loku, ka marrë dënimin nga Komisioni Disciplinor i FFK-së dhe është suspenduar për 12 muaj moslojë në garat që organizon Federata.

Loku kishte goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes në përballjen Sharri - Prizreni.

TABELA AKTUALE

“Lojtari i KF ‘Sharri’, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq ( grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 12 (dymbëdhjetë muaj ) moslojë sipas radhës organizuar nga FFK”, ka bërë të ditur FFK-ja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë