Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLLIN VITIN NË KAMPIONAT, SI LIDERË!

KEK-u lider i vjeshtës në Ligë të Dytë

Fotot: KFKeku/fb

KEK-u lider i vjeshtës në Ligë të Dytë


5 December, 2023 @10:54

Skuadra e KEK-ut nga Obiliqi ka mbyllë pjesën vjeshtore të stinorit në Ligë të Dytë të Kosovës si lidere. Pa asnjë humbje nga 16 xhirot e para të stinorit, elektricistët kanë arritur të dalin mbi Mitrovicën ndjekëse dhe Prizrenin, që duken të jenë kandidatët tjerë në luftë për Ligë të Parë këtë stinor nga Liga e Dytë.

KEK

Të drejtuar nga Enis Nasufi, futbollistët e KEK-ut kanë mbyllë me fitore ndeshjen e fundit për këtë vit në kampionat me golat e Valgjin Bllacës, Diellon Dragushës dhe Amar Eminit, për të mposhtur Kosovën VR 0-3! Kështu, ata arritën kuotën e 42 pikëve, duke qëndruar lider në Ligë të Dytë me tre pikë më shumë sesa ndjekësi i parë KF Mitrovica dhe 4 më shumë sesa ndjekësi i dytë, FC Prizreni.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë