Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E NISIN ME FITORE

Vushtrria fiton në Prizren

Foto: FCVushtrria/ fb

Vushtrria fiton në Prizren


17 January, 2024 @15:50

Në duelin e parë miqësor-kontrollues, FC Vushtrria ka arritur të shënojë fitore me trajnerin e ri në ekip. Nën drejtimin e Granit Begollit, vushtrriasit kanë dalë triumfues sot në Prizren, duke e mposhtur FC Prizrenin me rezultat minimal, 0-1.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e dha Argjend Zuqaku, ndërsa kjo ka qenë ndeshja e parë e FC Vushtrrisë nën drejtim të Begollit, prej se u emërua ai në këtë post.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë