NË DURRËS
Trepça’89 mposhti Lirinë në miqësore
23 January, 2024 @20:56
Ekipi i Ligës së Parë - Grupi A, Trepça’89 është treguar më e fortë se Liria në ndeshjen e sotme kontrolluese zhvilluar në Durrës. Ekipi mitrovicas ka shënuar dy gola të shpejt në pjesë të parë të ndeshjes për të avancuar 2-0 me Armend Gashin (13’, 17’).
Mitrovicasit ruajtën rezultatin e ndeshjes deri vonë, ndërsa pas ndërrimeve të bëra në pjesë të dytë të ndeshjess dhe vetëm kah fundi i saj (86’), ekipi prizrenas që garon në Superligë ka arritur të shënojë një gol, për të përcaktuar përfundimtaren, Trepça’89 - Liria 2-1.