Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI PËRFORCOHET!

4 përforcime te Ballkani brenda 24 orëve

Foto: FCBallkani/ fb

4 përforcime te Ballkani brenda 24 orëve


30 January, 2024 @20:57

Pas rikthimit të Meriton Korenicës si huazim prej Manisës, Ballkani sot ka zyrtarizuar shpejt edhe tre përforcime tjera në ekip për pjesën pranverore të stinorit.

Kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e futbollistëve të kombëtares së Kosovës U-17, Arti Morina (mbrojtës) dhe Art Miftari (portier). Klubi suharekas u ka uruar sukses atyre drejt objektivave.

Ndërsa pak më minuta më parë klubi në fjalë bëri të ditur se ka siguruar edhe shërbimet e sulmuesit senegalez Pape Oumar Cisse. 21-vjeçari së fundi ka qenë pjesë e ekipit Brera Strumica në Maqedoninë Veriore, ndërsa para kësaj ka luajtur për Avezzanon në Itali.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga