Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UJQËRIT E VERDHË

Albin Berisha - zyrtarizohet te Petrolul Poliesti

Albin Berisha - zyrtarizohet te Petrolul Poliesti


5 February, 2024 @12:20

Edhe sulmuesi tjetër i Ballkanit ka përfunduar në elitën e futbollit rumun. Albin Berisha është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i ekipit të Superligës rumune, Petrolul Poliesti.

Ekipi suharekas gjithashtu ka zyrtarizuar largimin duke mos dhënë detaje për specifikat e transferit të lojtarit të tyre, ndërsa Albin Berisha ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit në Superligë të Kosovës këtë stinor (23/24) me 7 gola, një pak se top-shënuesi i ekipit Nazmi Gripshi. 23-vjeçari gjithashtu ka një asistim të regjistruar në Superligë.

“Qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë.
Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese.
FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të cilët në vazhdimësi krijojmë mundësi të reja.”
— ka shkruar FC Ballkani në njoftim.

Albin Berisha

Ndërkaq ekipi rumun, ekipi i ri i sulmuesit të lindur në Gjinoc ka zyrtarizuar një orë më parë transferin e ri në ekip.

“Mirë se vjen Albin Berisha! Petrolul Pitesti ka arritur marrëveshje me Ballkanin për transferin e kosovarit Albin Berisha. Berisha 23 vjeç është futbollist me profil ofanziv dhe ka fituar dy tituj dhe një Superkupë në vendin e tij. Ai këtë stinor ka luajtur në 18 ndeshje duke shënuar 7 gola, prej ku ka 6 ndeshje të luajtura në Ligë të Konferencës. Të urojmë fat e shumë arritje tjera me ekipin e ujqërve të verdhë,” — ka përfunduar njoftimi i ekipit të ri të lojtarit.

Ballkani në dy vitet e fundit është bërë eksportuesi kryesor i futbollistëve për në ligat e huaja, ndërsa tashmë elita e futbollit rumun po ndjek nga afër kampionin aktual të Kosovës. Pas transferimit të suksesshëm të Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit (të dy nga Ballkani) dhe më pas edhe Florent Hasanit (nga Tirana) - kampionatit rumun i shtohet edhe kosovari i katërt brenda këtyre dy viteve të fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga