PREJ FINLANDE NË KOSOVË
Samson Obioha - sulmues i ri i Dritës
3 February, 2024 @19:54
Sulmuesi nigerian Samson Ebuka Obioha është futbollisti i ri i Dritës. Ai është prezantuar sot nga drejtori sportiv i ekipit gjilanas Valon Zymberi, ndërsa vjen prej kmapionatit finlandez, ku ka luajtur për SJK Seinäjoki.
Samson është 24 vjeçar dhe 180 centimetra i gjatë, ndërsa në vitin e kaluar ka shënuar 2 gola në elitën e futbollit finlandez në total 605 minuta lojë sa ka qenë në fushë me ekipin e tij në kampionat.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha. Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.
Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.
Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani.” - ka shkruar njoftimi i Dritës sot.