PREZANTOHEN TE EKIPI UKRAINAS!
Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu zyrtarizohen te ekipi ukrainas
1 February, 2024 @10:51
Dyshja e Dritës, mesfushori Muharrem Jashari dhe qendërmbrojtësi Hajdin Salihu - janë zyrtarizuar dje si lojtarë të ri të ekipit elit ukrasinas, LNZ Cherkasy.
Sipas Transfermarkt për Jasharin LNZ-ja ka paguar 50 mijë euro kosto transferi, ndërsa për Salihun 350 mijë. Në total Drita ka përfituar 400 mijë euro nga shitja e dyshes së dalluar të ekipit, ndërsa “intelektualët” kanë reaguar shpejt në treg për të marrë zëvendësime për të larguarit.
Mitrovicasi Jashari është mesfushor qendror dhe është 25 vjeçar, ndërsa ka nënshkruar kontatë me ekipin e LNZ-së deri më qershor të vitit 2027. Ndërkaq podujevasi Salihu 22 vjeç ka nënshkruar deri më qershor të vitit 2026.
Të dy, kanë qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të Dritës sa luajtën aty. Dyshja ka qenë pjesë e 11-shes startuese. Ndërkaq, Drita si zëvendësim i dyshes ditë më parë prezantoi Juan Camilo Mesën, qendërmbrojtës kolumbian.
Përndryshe Jashari ndahet nga Superliga 2023/24 si asistuesi më i mirë, me pesë të tila përgjatë stinorit.