Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RËNIE E KUQEZINJËVE

Shqipëria bie për 2 pozita në renditjen mujore të FIFAs

Foto: FSHF

Shqipëria bie për 2 pozita në renditjen mujore të FIFAs


4 April, 2024 @17:17

Pas dy humbjeve të regjistruara në muajin mars, Shqipëria në renditjen mujore të FIFAs për muajin prill të vitit 2024 shihet të ketë rënë për dy pozita më poshtë sesa ku ka qenë në muajin paraprak të botuar.

Kështu, nga pozita e 64. kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë ardhur në pozitën e 66. të renditjes tabelare, ndërsa ata i ka kaluar Uzbekistani.

Albania

Shqipëria u mposht pa gol të shënuar në dy miqësoret e marsit, ku Kili fitoi 3-0 ndërsa Suedia 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore