Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ PRIZRENI NË KUKËS!

Melos Zenunaj nga Liria kalon te Kukësi

Melos Zenunaj nga Liria kalon te Kukësi


12 January, 2024 @11:55

Mbrojtësi i deritashëm i Lirisë, Melos Zenunaj është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Kukësit në Superioren e Shqipërisë. Zenunaj që erdhi te Liria në verë të vitit që e lamë pas, ka ndërruar ambient dhe vitin 2024 do ta nis në Superiore.

Kukësi ka zyrtarizuar marrëveshjen me klinasin Zenunaj, ndërsa 23 vjeçari pritet të sjellë forcë në mbrojtjen e ekipit VeriLindor të Shqipërisë.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23 vjeçari, i lindur në Kline, vjen te Kukësi nga kampionati Kosovare nga ekipi i KF Liria
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Melos Zenunaj, i urojmë shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Melos!”
— ka shkruar FK Kukësi në njoftimin e lëshuar pak më parë.

Zenunaj përndryshe ka qenë ndër lojtarët standard të 11-shes te Liria gjatë gjysmëstinorit 2023/24 dhe ka shënuar tre gola për prizrenasit, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës pas sulmuesit namibian Prins Tjiueza.

Kukësi përndryshe është duke luftuar për mbijetesë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe ka 19 pikë nga 18 xhirot e para të stinorit, duke qëndruar në pozitën e parafundit të renditjes tabelare (në vend të nëntë).

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga