LARGOHEN
Gjilani ndërpren bashkëpunimin me Bejtullain dhe Nafiun
11 January, 2024 @11:31
Skuadra e Gjilanit në mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me dy futbollistë të saj, Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu. Dy futbollistët kishin ardhur këtë verë në ekip, ndërsa pas pjesës vjeshtore të stinorit me marrëveshje të dyanshme janë ndarë me klubin.
“Sport Club Gjilani njofton zyrtarisht që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu.
Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.
Klubi e falenderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të metutjeshme në sfidat e ardhshme.
Faleminderit për momentet e bukura dhe angazhimin në klubin tonë.” — ka bërë të ditur SC Gjilani në njoftim.