Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDARJES ME REXHEPIN...

Feronikeli’74 emëron trajnerin e ri

Foto: FCFeronikeli'74

Feronikeli’74 emëron trajnerin e ri


8 January, 2024 @22:52

Skuadra e Feronikelit’74 pas ndarjes me trajnerin e deritashëm të ekipit Xhengis Rexhepi, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish-reprezentuesin e Finlandës, Shefki Kuqi për të kryer detyrën e kryetrajnerit në pjesën e dytë të edicionit të superligës.

“Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku.

Pjesë e asistentëve të tij vazhdojnë të jenë Faruk Elshani e Avni Hasani, duke u shtuar edhe kualiteti i spanjollit Albert Ramos Moraño, e gjithashtu edhe Fidan Rexhepi.

Skuadra tashmë ka filluar stërvitjet dhe futbollistët janë takuar me trajnerin e tyre të ri.” - ka shkruar FC Feronikeli’74 në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga