PREJ BALLKANIT TE DRITA
Arb Manaj bëhet lojtar i ri i Dritës
12 January, 2024 @19:36
Futbollisti që u kthye nga Kroacia për tu bërë pjesë e Ballkanit, Arb Manaj në afatin kalimtar dimëror është zyrtarizuar si lojtar i ri i Dritës së Gjilanit. Këta të fundit po luftojnë për titullin kampion.
Manaj luajti pak në Turqi e pak në Kroaci, për tu rikthyer te Ballkani, ku gjithashtu pati pak mundësi loje.
“Ju njoftojmë që klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj.
Marrëveshja është arritur sot, ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltërt.
Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepça 89, për të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat.
Manaj do të jetë një forcë shtesë e klubit në repartin ofanziv.” — ka shkruar njoftimi i Dritës sonte.
Arb Manaj kishte dalë nga Dukagjini, kurse te Trepça’89 bëri emër, për të shkuar te Ankara Keçiorengucu, prej ku u huazua te Balikesirspor dhe Bandirmaspor. Më pas, kaloi te Slaven Belupo. Ai është 25 vjeçar dhe 188 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit.