Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË NË MESFUSHË

Suhareka zyrtarizon mesfushorin e Fushë Kosovës

Suhareka zyrtarizon mesfushorin e Fushë Kosovës


11 January, 2024 @16:07

Mesfushori i deritashëm i Fushë Kosovës, Arbios Thaçi është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i ekipit të Suharekës.

Arbios Thaçi është prezantuar te FC Suhareka, që pret forcë shtesë në mesfushë nga lojtari në fjalë.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me futbollistin nga Skenderaj , Arbios Thaçi i cili transferohet nga superliga e Kosovës pritet të jetë ndihmesë e madhe e mesfushës tonë.
Thaçi së fundmi ishte pjesë e KF FushëKosova në të kaluarën ishte pjesë edhe e Drenicës, Gjilanit e Malishevës.”
— ka shkruar FC Suhareka në njoftim.

Suhareka që drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi, ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligën e Parë - Grupi A në pozitë të dytë të renditjes tabelare, me shtatë më pak sesa Dinamoja lidere.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga