NGA PRIZRENI NË FERIZAJ
Ferizaji zyrtarizon mesfushorin e Lirisë
13 January, 2024 @17:29
Ferizaji, që garon në Ligën e Parë - Grupi B, ka zyrtarizuar sot përforcimin e fundit në ekip, që është Alush Gavazaj, mesfushori që së fundi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit në Superligë.
Ferizaji është duke u përforcuar vazhdimisht, ndërsa tash po shton edhe përvojë në ekip, për të qenë ekipi sa më i kompletuar në luftën e tyre për Superligë.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur dhe të dëshmuar në futbollin kosovar dhe rajonal, Alush Gavazaj.
Gavazaj një lojtar me shumë përvojë, së fundmi ishte pjesë e Superligës me skuadrën e Lirisë, ndërsa në ta kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrave nga Shqipëria si, KF Tirana, KF Bylis, Korabi Peshkopi dhe Tërbuni.
Ai ka përvojë edhe në ndeshje ndërkombëtare, konkretisht në garat për kualifikime në Evropa League, me skuadrën e Renovës nga Maqedonia e Veriut.” — shkroi FC Ferizaji në njoftim.