Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATEROJNË DHE NISIN PUNËN

Feronikeli’74 arrin në Antalya për fazën përgatitore

Feronikeli’74 arrin në Antalya për fazën përgatitore


14 January, 2024 @17:13

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli’74 që ditë më parë njoftoi për ndërrim të trajnerit ka arritur në Antalya të Turqisë, për të kryer fazën e parë përgatitore për pjesën pranverore të stinorit.

Feronikeli’74 që nisi stinorin me Xhengis Rexhepin, do ta vazhdojë atë me Shefki Kuqin, që do të provojë për herë të parë Superligën e Kosovës si trajner.

Ish-sulmuesi i Blackburn Rovers, Kuqi do të ketë mundësi të sheh lojtarët që ka në dispozicion dhe të njoftohet me aftësitë e tyre gjatë qëndrimit në kampin e Antalyas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga