Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLOJNË ME FITORE

Prishtina mposhtë Prishtinën e Re në miqësoren e parë të janarit

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina mposhtë Prishtinën e Re në miqësoren e parë të janarit


11 January, 2024 @14:39

Prishtina ka nisur mbarë përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit, pasi që sot ka mposhtur ekipin e Prishtinës së Re që garon në Ligën e Parë - Grupi B dhe po mëton Superligën.

Prishtina ka fituar ndeshjen 2-1 [Hasan Hyseni 8’, Mërgim Pefqeli 28’] ndërsa trajneri i ekipit Emmanuel Egbo ka provuar të gjithë lojtarët në dispozicion duke përfshirë këtu edhe dy futbollistë të huaj që janë në prova te kryeqytetasit.

Te Prishtina në këtë duel sipas minutave luajtën: Kolaj (Nika - 30’ - Gjokaj - 60’) - Bytyqi (Anderson - 46’), Sinani (Ramadani - 46’), Hyseni (Limani - 46’), Muja (Gallapeni - 46’) - Gashi (Hamiti - 46’), Islami (Rodriguez - 46’ - Pllana 84’), Pefqeli (Nimani - 46’ - Ange 77’) - Uka (Mehmeti - 65’), Hyseni (Shabani - 46’ - Salihu - 77’), Kryeziu (Blesa - 46’).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga