Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROGRAMI I PRISHTINËS

Prishtina zbulon programin e ndeshjeve të janarit

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina zbulon programin e ndeshjeve të janarit


11 January, 2024 @11:47

Rekord-kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina ka bërë të ditur dje për programin e ndeshjeve të aranzhuara për muajin janar të këtij viti.

Bardhekaltërit, që drejtohen nga nigeriani Emmanuel Egbo kanë bërë të ditur se do të kenë pesë ndeshje në pjesën e mbetur të këtij muaji, duke nisur nga sot, ndërsa ndeshja e sotme luhet në kryeqytetin tonë, të tjerat do t’i zhvillojnë në Antalya të Turqisë, ku do të kryejnë përgatitjet për pjesën tjetër të stinorit.

Te këto ndeshje, është përfshirë edhe dueli i Superkupës së Kosovës të cilën Prishtina si fituese e Kupës do ta luajë ndaj Ballkanit kampion.

11 janar, Prishtinë: Prishtina - Prishtina e Re
16 janar, Antalya: Prishtina - Ordabasy (KAZ)
20 janar, Antalya: Prishtina - Ballkani (Superkupa)
23 janar, Antalya: Prishtina - Ruzomberok (SLK)
26 janar, Antalya: Prishtina - Celje (SLO).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga