Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI NDËRRON AMBIENT NË SUPERLIGË!

Rilind Haziraj u zyrtarizua te Malisheva

Foto: FCMalisheva/ fb

Rilind Haziraj u zyrtarizua te Malisheva


8 January, 2024 @21:36

Sulmuesi ndër më të mirët e stinorit të kaluar në Ligë të Parë dhe ndër lojtarët kryesorë që bëri Fushë Kosovën të rikthehet në Superligë, Rilind Haziraj është ndarë edhe zyrtarisht sot me Dritën.

Mirëpo, ai dy ditë më parë u zyrtarizua si lojtar i ri i Malishevës, që kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me ekipin gjilanas për kalim të lojtarit.

“Konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Dritën për transferimin e Rilind Haziraj.
Rilindi luan si qendër sulmues dhe do të jetë një aset shumë i rëndësishëm në repartin ofanziv.
Mirë se vjen Rilind dhe suksese!”
- shkroi Malisheva në njoftim.

Ndërkaq, skuadra gjilanase ka bërë të ditur se me marrëveshje kanë ndarë rrugët me Hazirajn, i cili verës kaloi te nënkampionja aktuale e Kosovës.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me sulmusin tonë Rilind Haziraj. Klubi jonë e falënderon Rilindin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.” - ka shkruar FC Drita në njoftimin e lëshuar sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga