GARDIAN I RI TE REKORD-KAMPIONI!
Portieri i Drenicës nënshkruan me Prishtinën
29 December, 2023 @8:32
Edhe zyrtarisht, portieri i deritashëm i Drenicës, Altin Gjokaj është bërë lojtar i ri i Prishtinës. Gardiani që ka djersitur fanellat e kombëtares së Kosovës nga grupmoshat U15 për të vazhduar me radhë deri në U21 ka falenderuar ekipin e tij për mundësinë e dhënë, ndërsa shpejt pritet të tregojë vlerat e tij.
“I falenderoj drejtuesit e FC Prishtina që më dhanë mundësinë të vesh fanellën e klubit më të madh në vend. Kam ardhur t’i tregojë vlerat dhe potencialin tim,” ka thënë Gjokaj 18 vjeçar në deklaratën e tij të parë të dhënë për faqen zyrtare të klubit.