Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME PËRMBYSJE FITOJNË DERBIN

Drita ia shkakton humbjen e dytë Ballkanit, rikthehet lufta për titull!

Drita ia shkakton humbjen e dytë Ballkanit, rikthehet lufta për titull!


20 December, 2023 @19:24

Në derbin e shtyer, Drita ka mposhtur Ballkanin sot 2-1 në Gjilan, ndërsa ka lënë kampionin me dy humbje në tre ndeshjet e fundit, duke iu afruar në pesë pikë! Me Ilir Dajën të dënuar për shkak të kartonit të kuq, ekipin e udhëhoqi Glen Daja, ndihmës, ndërsa Drita e Zekirija Ramadanit ka arritur të rikthehet në lojë për të përmbysur rezultatin në pjesë të parë dhe për të fituar ndeshjen, pas epërsisë së hershme që mori kampioni në fillim të ndeshjes.

Ka qenë Bajram Jashanica (5’) që pas një tollovie në zonë u gjend më së miri, për të shënuar për epërsinë e Ballkanit. Mirëpo, Blend Baftiu barazoi shifrat në minutën e 27. kur shënoi me kokë, për të ardhur te përmbysja para fundit të pjesës së parë kur Blerim Krasniqi shënoi për 2-1 (45’). Ky shënoi gol të bukur nga distanca.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë rrjetat nuk u tundën, përkundër tentimeve - por asnjëra fort konkrete për të rrezikuar fort. Drita fitoi dhe mbyll vjeshtën në Superligë me 34 pikë pas fitores së sotme 2-1 [Blendi Baftiu 27’, Blerim Krasniqi 45’ - Bajram Jashanica 5’], pasi që në katër ndeshjet e fundit arriti tre fitore.

Ballkani në anën tjetër do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit të dielën ndaj Gjilanit, ndërsa tash pas dy humbjeve (nga Llapi e Drita) ka vetëm 5 pikë dallim si lider ndaj ndjekësve Llapi e Drita! Suharekasit kanë 39 pikë nga 17 ndeshje të luajtura, ndërsa ndeshja e shtyer ndaj Gjilanit do të luhet të dielën ku të gjitha ekipet e Superligës do të bëhen me 18 ndeshje të luajtura për të shkuar në pushim dimëror.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga