Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA - FERONIKELI

Granit Musa vendimtar, Nikli dimëron jashtë zonës së rrezikshme

Granit Musa vendimtar, Nikli dimëron jashtë zonës së rrezikshme


16 December, 2023 @15:01

Një fitore shumë e rëndësishme për Niklit ndaj Fushë Kosovës sot!

Skuadra nga Drenasi takimin në fjalë e fitoi me rezultat 0-1 (Granit Musa 9’).

Ndeshja filloi shumë mirë për Niklin, që e gjeti golin pas nëntë minutave lojë. Për 0-1 shënoi Granit Musa, e asistues ishte Bachare Razack.

TABELA AKTUALE

Pas golit të pranuar e deri në fund, Fushë Kosova pati shumë raste për shënim. Disa herë golin ia mohoi portieri i Niklit, një herë shtylla, një herë VAR-i e disa herë gjuajtjet përfunduan jashtë, e në fund pikët e plota i shkuan Niklit, të cilit një gol i minutës së nëntë i doli i mjaftueshëm për të arkëtuar 3 pikë.

Në pushimin dimëror, Nikli shkon jashtë zonës së rrezikshme, kurse Fushë Kosova e gjen veten brenda saj për momentin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga