Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPEROHET ME SUKSES

Nika mungon minimalisht 3 javë te Prishtina

Nika mungon minimalisht 3 javë te Prishtina


13 December, 2023 @15:06

Numri një i Prishtinës, Ardit Nika, do të mungojë për minimalisht tre javë në ekip, për shkak të operimit që e ka kaluar suksesshëm.

Ai ka pasur lëndimin e tij qe sa kohë, mirëpo këtë javë kishte vendosur për të hyrë në dorën e mjektut Qerim Kida, ndërsa pas ekzaminimeve postoperative është bërë e ditur që ai do të mund t’i kthehet ekipit pas tre javësh.

“Portieri ynë, pas një lëndimi të gjatë, ka pasur një intervenim duke operuar gishtin e dorës tek doktor Qerim Kida në spitalin “Royal Medical” dhe pas tre javësh do t’i rikthehet punës edhe më i fortë,” ka shkruar Prishtina në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga