Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI VISHET KALTËR!

Drita fiton derbin me golin e ish-lojtarit të Gjilanit!

Fotot: FCDrita/ fb

Drita fiton derbin me golin e ish-lojtarit të Gjilanit!


10 December, 2023 @16:57

Drita ka shënuar fitore në derbin e Gjilanit, ndërsa ka qenë ish-sulmuesi i Gjilanit Blerim Krasniqi që ka vendosur ndeshjen. Futbollistët e drejtuar nga Zekirija Ramadani kanë shënuar në mes të pjesës së dytë, derisa pasimi i bukur i Muharrem Jasharit u realizua bukur nga qendërsulmuesi, për finalen Drita 1-0 Gjilani [Blerim Krasniqi 67’].

Drita vs. Gjilani

Dueli u luajt në stadiumin me bar sintetik të Gjilanit, ndërsa ka qenë portieri i Dritës Florjan Smakiqi që ka shpëtuar ekipin e tij kah fundi i ndeshjes kur mbrojti dy tentime të ekipit të Gentjan Mezanit në një sulm të vetëm, duke reaguar bukur në tentimet e Kushtrim Shabanit dhe Shend Kelmendit.

Drita vs. Gjilani

Sa i përket ndeshjes, nuk dha ndonjë aktraktivitet, derisa futbollistët pos qarkullimit të topit nuk krijuan shumë. Disa tentime nga distanca, që me vështirësi shkonin drejt portës - ishin pamjet kryesore nga pjesa e parë e ndeshjes.

Sidoqoftë, Drita doli në pozitë të dytë me këtë fitore dhe ka 31 pikë nga 16 ndeshje, 7 më pak se lideri Ballkani (që ka një ndeshje më pak se Drita). Në anën tjetër Gjilani, nga 16 ndeshje të luajtura prej 17 xhirove të zhvilluara, është i teti në renditje me 17 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga