Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 74 - DUKAGJINI

Avdyli e Berisha kujdesen për fitoren e Feronikelit 74

FOTO / Albert Sinani

Avdyli e Berisha kujdesen për fitoren e Feronikelit 74


10 December, 2023 @16:37

Skuadra e Feronikelit 74, e mposhti Dukagjini me rezultat minimal 1-0 [Florent Avdyli 34’] në kuadër të xhiros së 17 në Superligë.

Nikli që nga fillimi i ndeshjes ishte skuadra më kërkuese. Në minutën e 20’ Jakup Berisha provoi por portieri Kenan Haxhihamza e shpëtoi skuadrën.

Berisha dy minuta më vonë ishte përsëri afër shënimit, por Elton Basri ia mohoi golin duke e larguar topin nga vija e portës.

E në minutën e 34’, Jakup Berisha ishte asistues në golin e Florent Avdylit që ishte edhe goli i vetëm në ndeshje.

TABELA AKTUALE

Feronikeli 74 me këtë fitore largohet përkohësisht nga zona e barazhit me 18 pikë, kurse Dukagjini me 21 pikë gjendet një pozitë më lartë se skuadra nga Drenasi në pozitën e 6.

Në xhiron tjetër Nikli takohet me Fushë Kosovën, kurse Dukagjini me Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga