Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - BALLKANI

Super ndeshje në Podujevë, Llapi ia shkakton humbjen e parë Ballkanit

Foto: KF LLAPI / FB

Super ndeshje në Podujevë, Llapi ia shkakton humbjen e parë Ballkanit


9 December, 2023 @14:59

Një prej ndeshjeve më të mira të sezonit deri tash u luajt sot në Podujevë.

Mes vete luajtën Llapi e Ballkani, e në fund dueli mes tyre u mbyll 5-3 (Hamdi Namani 6, 45+1’, Muhamet Hyseni 16’, 73’ (P), Ahmed Januzi 88’ / Nazmi Gripshi (P) 26’, Albin Berisha 40’, 90+5’).

Ky rezultat bën që Ballkani ta pësojë humbjen e parë sezonale në ndeshjen e 15 të zhvilluar nga kjo skuadër në ligë!

Pjesa e parë ishte fantastike dhe prodhoi plot 5 gola. Fillimisht Llapi kishte epërsi të dyfishtë, por kampioni në fuqi shënoi dy herë dhe e barazoi rezultatin.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Hamdi Namani, ai që me golin e dytë personal sot, e çoi Llapin në pushim me epërsi 3-2.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë ishte paksa më e qetë. Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 73’ nga pika e bardhë. Penalltia për Llapin u shkaktua nga Gentrit Halili i Ballkanit, e vendimi për penallti u mor me ndihmën e VAR-it. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Muhamet Hyseni për 4-2.

Pak para fundit, Llapi e thelloi edhe më tepër epërsinë. Për 5-2 shënoi Ahmed Januzi në minutën e 88’, i shërbyer nga Arbnor Ramadani.

Krejt në fund, Ballkani arriti ta ngushtojë rezultatin. Për rezultatin përfundimtar 5-3 shënoi Albin Berisha (90+5’).

Me dy ndeshje më shumë, Llapi në vendin e dytë ka 3 pikë më shumë se Drita, kurse Ballkani vazhdon të prijë i vetmuar përkundër humbjes sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga