Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEJNË VENDIN E DYTË

Me trajnerin e ri, e nisin me fitore

Foto: FCDrita/ fb

Me trajnerin e ri, e nisin me fitore


3 December, 2023 @20:57

Zekirija Ramadani e ka nisur me fitore karrierën e tij te Drita. Trajneri shkupjan që erdhi në mesjavën që e lamë pas në ekip, ka nisur mbarë Superligën me bardhekaltërit gjilanas, ndërsa përballë ka pasur Feronikelin’74Xhengis Rexhepit, të cilët i mposhti me rezultat 3-1 [Blerim Krasniqi 32’, Blend Baftiu 34’, Albin Prapashtica 90’+3 - Abdoul Razack Bachare Zoungrana 74’].

Pas një fillimi të matur, Drita në mënyrë identike ka shënuar dy gola të shpejt pas minutës së tridhjetë të ndeshjes, ku të parën e konkretizoi Blerim Krasniqi e të dytën Blend Baftiu. Më pas, Drita shënoi edhe njëherë, por ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në pjesë të dytë Feronikeli’74 u hodh në sulm, ndërsa Rexhepi futi në lojë sulmuesin nga Burkina Faso Abdoul Razack Bachare Zoungrana që shënoi për 2-1. I njëjti, tentoi shumë mirë nga një pozitë e vështirë kah fundi i ndeshjes, por Florjan Smakiqi shpëtoi Dritën.

TABELA AKTUALE

E derisa ekipi mysafir po kërkonte barazimin, një top i humbur, bëri që Drita me dy pasime të jetë vetë në pjesën e fushës së Feronikelit’74, ku edhe portieri i tyre Mickael Meira kishte dalë nga 16-shja, që mundësoi gol të lehtë për zëvendësuesin e Dritës, Albin Prapashtica të shënojë golin përfundimtar të ndeshjes.

Me fitore, Drita mbyll xhiron e XVI me 15 ndeshje të luajtura me 28 pikë dhe kalon në pozitë të dytë të tabelës, ndërsa Feronikeli’74 bie në pozitën e tetë, me 15 pikë nga 16 ndeshje. Në xhiron e radhës, Feronikeli’74 pret Dukagjinin, ndërsa Drita luan derbin ndaj Gjilanit, ish-ekipit të drejtuar nga Zekirija Ramadani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga