Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRESIN FITORE!

Dy trajnerë debutojnë këtë xhiro

TOPSPORTI/ DS

Dy trajnerë debutojnë këtë xhiro


2 December, 2023 @8:58

Dy trajnerë të ri të ardhur gjatë javës te ekipet e tyre të reja do të debutojnë me skuadrat në Superligë. Sot do të debutojë njëri, ndërsa nesër tjetri, ndërsa të dy janë nga Maqedonia Veriore, njëri nga Sv. Nikola e tjetri nga Shkupi.

Mirsad Jonuz u emërua trajner i Lirisë në mesjavë, ndërsa verimaqedonasi që kishte drejtuar më parë edhe Vllazninë e Shkodrës si dhe shpresat e reprezentacionit të Maqedonisë, do të ketë ndeshjen e parë zyrtare si kryetrajner i prizrenasve.

Mirsad Jonuz

Jonuz do të debutojë me Lirinë ndaj Gjilanit në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, në ndeshjen që nis në ora 13:00. Liria nuk ka fituar ndeshje qe 11 xhiro, ndërsa fitoren e vetme e kanë ndaj Fushë Kosovës dhe atë të arritur me mjaft mund. Mirsadi do të ketë punë të vështirë për të këndellur Lirinë, pasi që s’ka lojtarë sa duhet për t’i bërë ballë Superligës.

NDESHJET E XHIROS

Në anën tjetër nesër në përballjen e Dritës do të debutojë një trajner krejt tjetër dhe shumë i suksesshëm në Kosovës. Shkupjani Zekirija Ramadani do të jetë timonieri i ri i Dritës.

Pasi që u kthye nga kampionati arab, Ramadani si trajner i lirë mori drejtimin e Dritës që u nda me Akis Vavalisin. Gjilanasit paksa kanë mbetur prapa nga lufta për titull, por me “Zekon” pritet të kthehen në lojë.

Zekirija Ramadani

Drita do të luajë ndaj Feronikelit’74, një ekip i ri në futbollin kosovar pa trofe, që i ngjan shumë ekipit që e kishte bërë ai kampion dikur, Feronikelit! Fuzionimi i Feronikelit me Fortunën, solli Feronikelin’74. E Ramadani me Dritën e presin ‘74-shin të dielën në stadiumin me bar sintetik të Gjilanit. Edhe ky, një terren i njohur për “Zekon” pasi që ekipi i fundit që kishte drejtuar ai në Kosovë ka qenë Gjilani - rivali i përbetuar lokal i Dritës. Ramadani është trajneri i vetëm që ka arritur të bëhet tre herë kampion i Kosovës me tre ekipe të ndryshme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga