Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA GOLA NË KLINË!

“Ekspertët” e barazimeve, barazojnë!

Fotot: FCPrishtina/ fb

“Ekspertët” e barazimeve, barazojnë!


3 December, 2023 @20:27

Dukagjini dhe Prishtina para kësaj ndeshjeje ishin dy ekipet me më së shumti barazime në Superligë — dhe natyrshëm barazuan edhe në duelin mes vete, në një ndeshje që kishte raste të mira për gol, veçanërisht Prishtina, por që në fund skuadrat u ndanë me rezultat neutral dhe më të padëshiruar, 0-0. Prishtina tash u bë me 10 barazime, ndërsa Dukagjini me 9!

Në pjesë të parë u regjistruan dy raste, nga një për secilën palë, derisa fillimisht Kushtrim Shabani (25’) tentoi — gjuajti jashtë porte, e më pas Mërgim Pefqeli (43’) provoi — por topi përfundoi në duart e Kenan Haxhihamzës.

Dukagjini vs. Prishtina

Në pjesë të dytë, Theo Solomon furishëm goditi, por Ardit Nika ishte në vend dhe mbrojti mirë goditjen e tij (48’). E pas kësaj rastet erdhën për Prishtinën, ndërsa kapiteni Mërgim Pefqeli me dy raste tepër të mira, nuk arriti të shënojë (53’ dhe 71’). Në pesë minutëshin e fundit të ndeshjes, rast të mirë kishte edhe qendërmbrojtësi Besir Ramadani kishte rast ideal para portës, kur topi u gjend para tij prej kornerit, mirëpo reagimi i Haxhihamzës, largoi topin nga porta e Dukagjinit, për tu mbyllur gjithçka me barazim pa gola.

TABELA AKTUALE

Me 16 ndeshje të zhvilluara të dyja skuadrat, Prishtina ka 22 pikë dhe është e pesta në tabelë, ndërsa Dukagjini i gjashti me 21 pikë! Në xhiron e radhës Prishtina pret Fushë Kosovën, ndërsa Dukagjini udhëton te Feronikeli’74.

Emmanuel Egbo @ Prishtina


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga