Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - MALISHEVA

Agon Xhaka vendimtar, Malisheva fiton në Podujevë

Foto: KF Llapi / Facebook

Agon Xhaka vendimtar, Malisheva fiton në Podujevë


2 December, 2023 @15:13

Një ndeshje që filloi me pak vonesë për shkak të erës së fortë në Podujevë, në fund u mbyll me vetëm një gol.

Fituese doli skuadra e Malishevës, që arriti fitore 0-1 (Agon Xhaka 6’) ndaj Llapit vendas.

Pas krosimit nga Ilir Mustafa, Agon Xhaka shënoi me kokë për 0-1 të Malishevës që në minutën e 6’, e ky gol doli të ishte i vetmi i ndeshjes në fund.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë kaloi me plot raste për shënim, por të dy portierët ishin në formë sot dhe nuk lejuan ndryshimin e rezultatit të minutës së gjashtë.

Kjo fitore e ngrit Malishevën në kuotën e 23 pikëve, kurse Llapi rrezikon që ta lëshojë vendin e dytë, me Dritën që ka mundësi të ngjitet aty nëse fiton ndeshjet e saj.

Qendrim Kida


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga