Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPER-HAZROLLAJ VENDOS!

Malisheva me 10 lojtarë mposht Lirinë

Foto: FCMalisheva/ fb

Malisheva me 10 lojtarë mposht Lirinë


9 December, 2023 @19:52

Malisheva ka vazhduar formën e mirë në Superligë, duke shënuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit kampionale, ndërsa sot përmes një penalltie të vonshme ka siguruar tre pikë ndaj Lirisë, që është në krizë të thellë.

Ka qenë Drilon Hazrollaj që ka fituar penalltinë, kur u faulua nga kapiteni i Lirisë Ardit Topalaj në zonë të rreptësisë. Hazrollaj i saktë, shënoi golin e shtatë sezonal nga pika e bardhë në minutën 90+8 për t’ia siguruar fitoren 1-0 ekipit të drejtuar nga Qëndrim Kida, që prej minutës së 70. të ndeshjes luajti me 10 lojtarë, pasi që Agon Xhaka kishte marrë kartonin e dytë të verdhë.

TABELA AKTUALE

Liria në anën tjetër nuk ka fituar asnjë pikë nën drejtimin e trajnerit të ri Mirsad Jonuz, ndërsa ekipit ende po i mungojnë Prins Tjiueza e Petrus Megameno. Përndryshe, kjo është humbja e tretë me radhë për Lirinë, derisa ekipi është ngujuar në fund të renditjes tabelare dhe me pak rastet që kishte sot, dukej larg golit, kurse porta e Ozdoganit debutues te Malisheva mbeti e paprekur.

Malisheva me fitore merr tre pikë dhe mbyll xhiron në pozitë të katërt me 26 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa Liria e fundit mbetet me 9 pikë nga 17 ndeshje dhe mundësia për shpëtim të stinorit pas rikthimit në Superligë, çdo xhiro po bëhet edhe më e vështirë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga