Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA FITON!

Kapiteni i sjell fitoren Prishtinës

Fotot: FCPrishtina/ fb

Kapiteni i sjell fitoren Prishtinës


9 December, 2023 @20:23

Në një ndeshje që kaloi me shumë raste për Prishtinën, ka qenë kapiteni Mërgim Pefqeli që ka bërë dallimin për t’ia sjellë fitoren bardhekaltërve vendas në përballje ndaj Fushë Kosovës, që shpërdroi rastin më të mirë të ndeshjes, kur Urim Statovci penalltinë e fituar s’arriti ta konkretizojë.

Mergim Pefqeli

Prishtina mposhti Fushë Kosovën 1-0, me golin e Pefqelit të ardhur në minutën e 32. të ndeshjes, kur i asistoi Hasan Hyseni. Sulmuesit e Prishtinës ndërkaq, humbën disa raste shumë të mira gjatë ndeshjes për të vulosur fitoren më herët - por Blesa e Hyseni assesi të qëllonin portën e Armend Ruxhit, përkundër rasteve të pastra.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, Prishtian arriti në fund të fitojë dhe të sigurojë trepikëshin e dytë me radhë në shtëpi, ndërsa tash ka 25 pikë nga 17 ndeshje duke qëndruar në pozitë të pestë, e Fushë Kosova e parafundit në renditje ka 10 pikë nga 17 ndeshje dhe ka regjistruar disfatën e 11 të stinorit.

Hasan Hyseni


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga