Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XVII

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (17)

Foto: KFLlapi/ fb

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (17)


11 December, 2023 @13:43

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 17-të në Albi Mall Superligë i ka takuar për herë të tretë futbollistit të K.F. Llapi Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Idriz Elezaj, Fisnik Ademi dhe Flamur Sinani.

Ky komision vlerësoi që Hyseni e meriton epitetin e më të mirit të javës, duke shënuar dy gola dhe një asist si dhe nxorri penalltinë në një ndeshje të rëndësishme në të cilën Llapi e mposhti kampionin në fuqi, FC Ballkani.

Pasi mori këtë çmim Muhamet Hyseni u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Të pranosh çmimin Ylli i Javës për herë të tretë brenda 17 xhirosh është ndjenjë fantastike. Rol të madh që unë po pranoj këtë çmim kanë të gjithë ata që më mbështesin pa rreshtur, duke filluar nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët. Pa mbështetjen e tyre nuk do ta kisha këtë sezon kaq të mirë. Ndeshja e fundit ndaj Ballkanit ishte shumë e vështirë por besoj që me angazhimin e gjithë secilit futbollist arritëm fitore të merituar. Tifozëve tanë ‘Legjendat’ u premtoj ende gola dhe paraqitje sa më të mira, në mënyrë që së bashku t’i arrijmë objektivat e klubit’‘, tha Muhamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga