Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI I GARAVE

KG fut Llapin në disiplinore

Foto: KFLlapi/ fb

KG fut Llapin në disiplinore


15 December, 2023 @8:44

Ekipi i Llapit është futur në procedurë disciplinore nga Komisioni i Garave të Superligës. Kjo, për shkak të tifozëve të ekipit llapjan, ka shkruar në raport të delegatit të ndeshjes, Llapi-Ballkani.

Llapi kishte fituar Ballkanin 5-3 në këtë duel, ndërsa për mysafirët ka qenë humbja e parë kampionale këtë stinor. Sa i përket inicimit disciplinor të bërë nga KG, aty shkruan (pa ndërhyrje nga redaksia):

“FC ”Llapi”. Motivi: Tifozët vendas ”Legjandat”, në min 26, 34 dhe 71 hedhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushë, prapa portës në anën veriore dhe afër bankinës mysafire, ndërkaq në minutat 10, 11, 20, 26, 34, 40, 53, 67 dhe 76 ofendojnë në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimit televiziv.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga