Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MEDIAT KROATE

Ish-trajneri i Partizanit, synon Qëndrim Zybën në elitën kroate

Ish-trajneri i Partizanit, synon Qëndrim Zybën në elitën kroate


19 December, 2023 @14:40

Së fundi në mediat kroate është përfolur për kalimin e reprezentuesit të Kosovës, Qëndrim Zyba në radhët e ekipit kroat, Osijek. Sipas germanijak.hr Zyba pritet të jetë zëvendësim më i mirë për mesfushorin e tyre aktual Mile Skoric, i cili pritet të largohet nga ekipi në janar, ndërsa synon ekipet më të forta të HNL-së ose mund të rikthehet në kampionatin kinez ku ka luajtur më parë.

E për të zëvendësuear Skoricin, trajneri aktual i Osijekut, Zoran Zekic, që ka punuar me Partizanin e Tiranës në fillim të këtij stinori duket se ka piketuar mesfushorin qendror të Ballkanit, Qëndrim Zyba.

Për më tepër, Germanijak ka mësuar se Zyba dhe Osijek kanë arritur marrëveshje, ndërsa tash pritet që ekipi kroat të negociojë me kampionin e Kosovës për dëmshpërblimin e futbollisti.

Zyba, ish-lojtar i Prishtinës, ka qenë ndër faktorët kyq te Ballkani këtë stinor, ndërsa ka bërë një asistim në fitoren që Ballkani e shënoi ndaj rekord-kampionit kroat Dinamo Zagrebit në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.

Përndryshe Zyba ka shënuar dy gola këtë stinor për Ballkanin në Superligë. Ai është edhe reprezentues i Kosovës, ndërsa ka lënë gjurmë aty me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit të Kosovës në përballjet kualifikuese për “Gjermania 2024”. Ai është 22 vjeçar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga