Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA - LLAPI

Namani e Hyseni për fitoren e Llapit në Prizren

Foto: KF LLapi

Namani e Hyseni për fitoren e Llapit në Prizren


17 December, 2023 @15:03

Pas fitores bindëse ndaj Ballkanit, Llapi sot ka shënuar fitoren e radhës në Prizren.

Ndaj Lirisë në krizë, Llapi sot fitoi 0-2 (Muhamet Hyseni 28’, Hamdi Namani 60’).

TABELA AKTUALE

Dyshja në formë fantastike, Muhamet Hyseni e Hamdi Namani, shënuan për Llapin sot, e asistues te të dy golat ishte Ilir Blakçori.

Në anën tjetër, problemet e Lirisë në shënimin e golave vazhdojnë. Skuadra prizrenase ka shënuar vetëm 13 gola deri më tash në ligë.

Kjo fitore bën që Llapi ta mbyllë vjeshtën me 34 pikë, kurse Liria ka 9 pikë pas 18 xhirove dhe ende asnjë pikë nën drejtimin e trajnerit të ri Mirsad Jonuz.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga