Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - PRISHTINA

Pa gola në Suharekë, pikët ndahen

Pa gola në Suharekë, pikët ndahen


17 December, 2023 @15:05

Pa gola është mbyllur dueli i sotëm mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe skuadra më e suksesshme e futbollit kosovar nuk gjetën dot rrjetën dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Pjesa e parë kaloi me Ballkanin më kërkues, me Prishtinën që kryesisht priste të kundërsulmonte.

TABELA AKTUALE

Edhe pjesa e dytë kaloi ngjashëm.

Për t’u përmendur sa i përket rasteve për shënim është rasti i Edvin Kuq, i cili e qëlloi shtyllën pas goditjes me kokë në minutën e 52’, ndërkohë tensionet mes futbollistëve prodhuan plot kartonë, mes tyre edhe një të kuq për Ilir Dajën, kryetrajnerin e Ballkanit.

Prishtina në pushimin dimëror shkon në vendin e pestë, e Ballkani ende nuk e ka përmbyllur ciklin vjeshtor, pasi që ka dy ndeshje të mbetura për shkak të angazhimit në garat evropiane. Gjithsesi, Ballkani do të dimërojë si lider pavarësisht rezultateve në ndeshjet e mbetura.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga