Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM, PËR MBYLLJE TË GJYSMËSTINORIT

Edhe Gjilani i merr pikë Ballkanit, kampioni 4 ndeshje pa fitore!

Foto: FCBallkani/ fb

Edhe Gjilani i merr pikë Ballkanit, kampioni 4 ndeshje pa fitore!


24 December, 2023 @14:17

Ballkani ka mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit si lider i Superligës, ndërsa sot në ndeshjen e luajtur në Gjilan, ka barazuar me Gjilanin pa gola, 0-0. Ndeshja i ka takuar xhiros XIII të Superligës, por që ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Një ndeshje me jo shumë raste konkrete, ndërsa lojë nga të dyja palët që afroheshin deri në zonë të rreptësisë, por pa rrezikuar mjaft, pos kampionit në fillim të ndeshjes (7’), kur shutoi fortë, por portieri Betim Halimi mbrojti.

I njëjti avaz vazhdoi edhe në pjesë të dytë, ndërsa sulmuesi Danfa, po të kishte reaguar më mirë (89’), do të mund të shënonte në portë të Gjilanit, pas krosimit nga Lorenc Trashi.

TABELA AKTUALE

Gjilani në anën tjetër, tregoi organizimi jashtëzakonisht të mirë në mbrojtje, ndërsa Ballkanit nuk i la hapësira për të bërë më tepër lojën e vet. Në fund, ekipet ndanë pikët, ndërsa Ballkani tashmë katër ndeshje nuk njeh fitore në Superligë, kurse Gjilani merr pikën e parë pas dy humbjeve.

Ballkani kampion aktual mbyll vitin 2023 si lider i Superligës me 40 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa Gjilani ka 18 pikë, duke qëndruar në vend të tetë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga