Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Mungesat dhe ngarkesat ndikuan

Foto: FCBallkani/ fb

Mungesat dhe ngarkesat ndikuan


21 December, 2023 @9:29

Ndihmës-trajneri i Ballkanit, Glen Daja, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes nga Drita dje, në ndeshjen e shtyer të vlefshme për xhiron e tretë të Superligës ka thënë se mungesat e disa lojtarëve kyq të skuadrës dhe ngarkesa e madhe e futbollistëve kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Drita mposhti Ballkanin 2-1 në Gjilan, ndërsa përmbysi epërsinë e hershme të kampionit që kishte avancuar që në minutën e pestë të ndeshjes me golin e Jashanicës. Me fitore, Drita uli sadopak distancën në pikë që ka bërë Ballkani ndaj ndjekësve këtë stinor.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, veçanërisht ndaj Dritës që ka ekip të fortë. Kemi pasur mungesa që ndikuan në lojën tonë, pos mungesave kemi pasur edhe ngarkesa për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve. Këta janë faktorët që ndikuan në disfatë sot, por përgëzoj Dritën për lojën dhe fitoren e merituar,” ka thënë ndër të tjera “Daja i ri”, derisa kryetrajneri Ilir Daja, që këtë ndeshje e ndoqi nga tribunat pasi që ishte i suspenduar për shkak të kartonit të kuq nga ndeshja e kaluar.

Ballkani ka pasur dy ndeshje të shtyera për shkak të angazhimit ndërkombëtar në Ligë të Konferencës. Dje e luajti me Dritën dhe tash i ka mbetur edhe ndeshja ndaj Gjilanit të dielën, kur suharekasit do të shkojnë përfundimisht në pushime dimërore. Ballkani ka aktualisht pesë pikë dallim prej ndjekësit të parë të tyre, Llapit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga