Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË DRITËS

Rihapet gara për titull

Rihapet gara për titull


21 December, 2023 @9:36

Shkupjani Zekirija Ramadani për pak kohë ka rikthyer Dritën në luftë për titull kampioni! Kështu së paku ka vlerësuar ai vet garën për titull, pas humbjeve të shpejta të Ballkanit ndaj ndjekësve, Llapi dhe së fundi dje nga ekipi i tij, Drita.

Ramadani ka vlerësuar edhe lojtarët e tij, që ka thënë se kanë treguar karakter të fortë në duelin e zhvilluar në Gjilan ndaj kampionit aktual të Koosvës.

“Jam i lumtur për rezultatin e arritur por edhe qasjen në lojë. Futbollistët kanë treguar karakter. Duhet punë e madhe të bëhet për të kthyer rezultatin ndaj kampionit. Ka qenë derbi i vërtetë. Me këtë fitore bëhet një rihapje e vogël e garës për titull kampioni,” ka thënë ndër të tjera Ramadani pas ndeshjes.

Drita ka mbyllur dje pjesën vjeshtore të stinorit në Superligë, duke përfunduar e treta me 34 pikë nga 18 ndeshje. Ballkani lider aktualisht ka 39 pikë dhe të dielën luan ndeshjen e fundit për pjesën vjeshtore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga