Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDËRRON EKIP NË RUMANI!

Edhe Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Rapidi i Bukureshtit

Edhe Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Rapidi i Bukureshtit


28 December, 2023 @19:08

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi edhe zyrtarisht prej sot është lojtar i ri i Rapidit të Bukureshtit, derisa aty do të gjejë edhe dy bashkëlojtarë nga kombëtarja e Kosovës, Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin. Ky i fundit erdhi tash në Bukuresht, nga Tirana.

Sipas njoftimeve të para nga mediat rumune, Rapid i ka paguar 1 milionë euro dëmshpërblim ekipit të CFR Cluj ku deri tash luante Krasniqi, ndërsa kreu i klubit është shprehur të jetë i lumtur me këtë transfer duke e vlerësuar të lirë krahasuar me cilësitë e lojtarit.

Gjithashtu, njoftimet bëjnë të ditur se Ermali do të pagohet 18 mijë euro në muaj, ndërsa vetë lojtari ka thënë se është i lumtur që ka arritur në kryeqytet ndërsa do të luftojnë bashkë për titull kampioni.

“Jam i lumtur që kam arritur te Rapidi, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Më pëlqen atmosfera që krijohet këtu dhe dëshiroj që bashkë të gjithë të luftojmë për titull,” ka thënë Krasniqi.

Ermal Krasniqi te Cluji ka luajtur 39 ndeshje duke shënuar pesë gola e duke bërë 4 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga