Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONI I VITIT 2023

Si votuan trajnerët e Superligës për 11-shen e vitit 2023?

Si votuan trajnerët e Superligës për 11-shen e vitit 2023?


26 December, 2023 @9:27

FFK-ja në fundjavën që e lamë pas shpalli 11-shen më të mirë të vitit 2023 në Superligë të Kosovës. E përbërë nga 5 lojtarë të Ballkanit, që dominoi Superligën, 11-shja e vitit që po e lëmë pas kishte vend edhe për dy lojtarë të Llapit, një të Dritës, një të Malishevës dhe një të Prishtinës për të kompletuar ekipin e vitit.

Kështu, 11-shja e vitit 2023 u përbë nga formacioni 4-4-2 ndërsa në portë ishte Enea Koliçi (Ballkani), ndërsa katërshen e mbrojtjes e formuan Lumbardh Dellova (Ballkani), Ilir Krasniqi (Llapi), Armend Thaqi (Ballkani) dhe Lorenc Trashi (Ballkani).

Mesfusha u kompletua me Rron Brojën (Drita), Qëndrim Zyba (Ballkani), Nazmi Gripshi (Ballkani) dhe Drilon Hazrollaj (Malisheva). Ndërsa dyshja sulmuese ishte Muhamet Hyseni (Llapi) dhe Jalen Blesa (Prishtina).

Mirëpo, si votuan trajnerët e ekipeve të Superligës për 11-shen e vitit 2023, prej të cilës edhe u përbë formacioni i vitit, kuptojeni nga fotografitë e mëposhtme. Kushti i vetëm për trajnerët në këto votime ka qenë që të mos votojnë për lojtarët e ekipeve që i drejtojnë.












 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga