Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAJNË RRUGËT!

Nderim Nexhipi e Manisa ndërprejnë bashkëpunimin

Nderim Nexhipi e Manisa ndërprejnë bashkëpunimin


26 December, 2023 @10:04

Klubi turk Manisa ka ndarë rrugët me Nderim Nexhipin, drejtorin sportiv të ekipit, që kishte bërë transferimin e Meriton Korenicës në këtë skuadër. Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, Manisa FK ka bërë të ditur se me marrëveshje kanë ndërprerë bashkëpunimin me ish-drejtorin e Ballkanit, Nexhipi.

Ata kanë falenderuar Nexhipin për punën e bërë, ndërsa kanë bërë të ditur se shpejt do të emërojnë tjetër person në vend të tij në këtë pozitë.

Pos Korenicës te Manisa luajnë edhe David Domgjoni dhe Jetmir Topalli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga