Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KU DO TA VAZHDOJË KARRIERËN?!

Armend Ruxhi dhe Fushë Kosova, ndahen?!

Armend Ruxhi dhe Fushë Kosova, ndahen?!


4 January, 2024 @10:24

Portieri i parë i Fushë Kosovës, Armend Ruxhi mund të ndahet me ekipin në afatin kalimtar të janarit pas 1.5 vjet të kaluara aty. Siç ka mësuar TopSporti.com portieri në fjalë është duke u kërkuar nga ekipet e Ligës së Parë që po kërkojnë Superligën, por nuk janë dhënë emra konkrete.

Kujtojmë, Ruxhi më parë ka qenë portier i Ballkanit e Lirisë, ekipe këto që me atë janë futur në Superligë, njëjtë sikurse edhe Fushë Kosova. Mbetet të shihet deri në fund të afatit kalimtar se ku do të përfundojë Ruxhi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga