MEDIA TALK
Dy lojtarë ndahen me Lirinë
4 January, 2024 @16:04
Sipas një njoftimi të botuar sot në Koha.net, skuadra e Lirisë ka ndarë rrugët me dy futbollistë të saj. Fjala është për Ardit Topalaj dhe për Bleond Rexhepin.
Detaje tjera nuk janë dhënë, ndërsa Liria që këtë stinor iu rikthye Superligës pas 4 vitesh mungesë aty, është në pozitë të fundit të renditjes tabelare dhe ka vetëm një fitore prej 18 ndeshjeve të gjysmës së stinorit.
Ekipi nisi stinorin me trajnerin turk Nedim Yigit, ndërsa po e vazhdon me verimaqedonasin Mirsad Jonuz, ku ky i fundit nuk ka arritur ende asnjë fitore me klubin.