Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTELEKTUALËT

Drita ndahet edhe me Agyaren

Drita ndahet edhe me Agyaren


2 January, 2024 @18:08

Pas ndarjes me Dylan Georgievin, Drita ka zyrtarizuar sot ndarjen edhe me Benjamin Agyaren.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Benjamin Agyare. Klubi jonë e falënderon Benjamin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.” - ka shkruar FC Drita në njoftim.

Ganezi 29 vjeç që luan në qendër të mbrojtjes nuk ka pasur shumë minuta këtë stinor te Drita dhe kështu bardhekaltërit në bashkëpunim me lojtarin vendosën që të ndajnë rrugët.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga