Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QENDËRMBROJTËSI ME PËRVOJË!

Prishtina shton përvojë të madhe në mbrojtje

Prishtina shton përvojë të madhe në mbrojtje


5 January, 2024 @18:40

Futbollisti 30 vjeçar që këtë muaj mbylli marrëveshjen me Shkëndijën e Tetovës, Ardian Limani është prezantuar te Prishtina sot, duke mbajtur lart shallin e klubit me një takim të ngrohtë me drejtorin sportiv të ekipit, Driton Krasniqi.

Limani, që ka fituar tituj kampioni në Kosovë me Feronikelin e dikurshëm dhe Dritën, kapiten i së cilës ishte, në deklaratën e parë të tij të dhënë si lojtar i bardhekaltërve ka thënë se nuk ka menduar shumë kur ka marrë ofertën prej Prishtinës.

Ndërsa sipas tij, qëllimi i Prishtinës është të dalë në gara evropiane, kurse vitin tjetër të bëhen edhe më të fortë për të luftuar për titull kampioni. Prishtina nuk ka bërë të ditur saktësisht se për sa kohë ka nënshkruar Limani me klubin nga kryeqyteti.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga